Një vit më parë Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve.

Shefi i opozitës, Lulzim Basha, përmes një videomontazhi ka renditur 5 arsyet se pse kryeministri Rama votoi kundër këtij ligji.

Basha thotë se Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Basha: Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

Artikulli paraprakMUZEU’ I TRASHËGIMISË DETARE TË KATARIT NË SHQIPËRI, NDALON NË SARANDË ANIJA ‘BOOM SAFARI’
Artikulli tjetërKËRCËNOI SE DO SULMONTE SHKOLLËN, VIDEO E ARRESTIMIT TË ADOLESHENTIT BËHET VIRALE