Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas vetëvrasjes së të riut nga Kamza që nuk kishte 800 mijë lekë të paguante energjinë elektrike.

Lulzim Basha ka reaguar pas vetëvrasjes të 31 vjeçarit nga Kamza, i cili vrau veten për shkak se nuk kishte para të paguante energjinë elektrike. Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se PD-ja premton se asnjë familje nuk do të lihet në errësirë. Shënimi i plotë i Lulzim Bashës: “Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamëz, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës.” Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Kjo dramë e përsëritur këto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet të marrë fund! Ne nuk do të lemë asnjë familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kë energji për muaj do ta paguajë shteti për familjet në pamundësi ekonomike. Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për çdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur në dëshpërim.

Artikulli paraprakSHKODËR,BANORËT E PËRMBYTUR FILLOJNË GREVËN E URISË
Artikulli tjetërLIBRA DO TË ZHVILLOJË ZGJEDHJE ELEKTRONIKE