Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore”. Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët në selinë blu. Kreu i PD tha se nuk do ketë dhunë në protestën e nesërme nga opozita. Sipas Bashës, të dhënat flasin për një pjesëmarrje rekord në protestën përpara Kryeministrisë. “Kemi rakorduar me aleatët detajet për ditën e nesmëre, sa i takon aktivitetitn politik.
Lajmet flasin për një pjesëmarrje gjighante, rekord në protestën e nesërme. Sot ka një marrëdhënie të re, të ndrysjme mes pushtetit dhe qytetarëve. Qytetarët s’kanë dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët. Kjo është arsyeja e halleve të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse nesër në sheshin e protestës do derdhen mijëra qytetarë, për një protestë popullore,e e cila shpall shumciën e dërrumeuse të qytetavë të vendosur opër të ccliruar drejtësinë nga krimi dhe të një pakice qeveritarësh të kapur krimi.
Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore, ku do të shpallet se shumica nuk pranon më banditët në qeveri, ata e kanë vendin në burg. Kjo është shpresa për ekonomi”, tha Basha, duke i bërë thirrje Ramës që t’i hapë rrugë qeverisë antimafie.