Lulzim Basha: “Nuk e kapërcejnë dot kufirin e këmbëngulies dhe vendosmërisë civile që e detyron një qeveri që të bjerë në rrugë demokratike, paqësor siç bëjnë popujtë e qytetëruar, demokracitë perëndimorë siç bënë së fundmi fqinjët tanë në Rumani dhe në Maqedoni.

 Ne jemi gati dhe të pregatitur që të bëjmë këtë kapërcim të madh dhe ne nuk do të lodhemi, nuk do të nënshtrohemi. Ky është fillimi i një stine protestash që do të ndalen vetëm kur të arrihen objektivat e saj popullore. Ka nisur mosbindja civile. Në këmbë qytetarë e qytetare, në këmbë shqiptarë e shqiptare. Ose të largojmë qeverinë , ose të pranojmë duke bërë sehir largimin e tuaj nga Shqipëria. Ose të rrëzojmë qeverinë ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë. Nëse nuk e rrëzojmë sot nesër është vonë. Nuk duhet ti japim më kohë qeverisë së Edi Ramës  Koha e pritjes mbaroi . Propaganda e mashtrimet  e mbaroi kohën e tyre tani ngjallin idninjatën”.

Artikulli paraprakÇFARË NDODHI 24 VITE MË PARË, NGA PROTESTA DERI TEK REGJIMI
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA 25 VITE NGA RËNIA E KOMUNIZMIT”