Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se në Shqipëri bazuar në dëshmitë e medieve italiane nga një reportazh, po kultivohet kanabis në 1/3 e territorit. Lideri demokrat akuzoi se qeveria po mbron organizatat kriminale të trafikut të drogës.

“Të tronditur nga dëshmitë nga Italia të Rai 3 të për drogën. Dëshmitë nga antimafia janë se kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit, sasia është pesëfishuar. Organizatat kriminale kontrollojnë heroinën afgane. Krimi në Shqipëri ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes, nga më i ulëti te më i larti. Këtë e dëgjuam nga prokurori i antimafias.

Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë, këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre që konfirmohet nga raportet ndërkombëtare. Tashmë rrezikohet siguria kombëtare. Sektori bankar, i ndërtimit dhe turizmit po kapen nga krimi dhe kjo po kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar. Boom-i i ndërtimeve në Tiranë është i financiar nga krimi, si në rastin e Teatrit, por edhe të tjera” tha ai.

Basha theksoi se PD-ja po përgatit një program radikal kundër krimit dhe drogës. Ai tha se ky program do të shpaloset në shtator, ndërsa theksoi se ka nisur edhe hartimi i disa ligjeve kundër pastrimit të parave. Por ku do t’i miratojë, pasi opozita ka dalë nga Kuvendi? Basha tha se paketa po përgatitet kur të vijë opozita në pushtet

.
“Program radikal kundër krimit dhe drogës. Në shtator do të bëj të ditur planin kundër krimit dhe pastrimit të parave, auditim të gjitha ndërtimeve të veprave publike dhe private. Ka nisur hartimi i disa ligjeve kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit. Një ligj kundër pastrimit të parave.

Që ditën e parë në pushtet qeveria do të nxjerrë fond për auditimet e thelluara për gjurmimet e parave në të gjithë botën për origjinën e parave në ndërtim dhe koncesione. Kriza do të përfundojnë me politikanë me pranga në duar, që të mos përsëritet” tha ai.

Artikulli paraprakMETA KTHEN NË KUVEND KONCESIONIN PËR NDËRTIMIN E “MILOT-BALLDREN”
Artikulli tjetërMAKINA MERR FLAKË NË LËVIZJE,NUK KA TE LENDUAR