Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës me në krye Lulzim Bashën të cilët në deklaratat e tyre të fundit kanë përsëritur njëzëri rritjen e numrit të testimeve. Shefi i kabinetit qeveritar shprehet se një gjë e tillë është përcaktuar nga ekspertëve e Komitetit Teknik, dhe se politika duhet të bëjë një hap pas në këtë drejtim.

Nuk ka nguruar të bëjë edhe ironi me Bashën, sa i përket ngatërrimit që ky i fundit ka pasur më herët me tabelën e shumëzimit.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”, shkruan Rama.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme tha se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë, prandaj qeveria duhet të veprojë tani ose sipas tij do të jetë shumë vonë.

Artikulli paraprakBËHUNI GATI! PAS 2 DITËSH NË QIELL DO TË SHIHNI “HËNËN ROZË”!
Artikulli tjetërRAMA: BERISHA DO KATASTROFË! NGA NESËR ASNJË REZIDENT JASHTË NUK FUTET NË SHQIPËRI, Ç’DO BEJE KUSH KA EMERGJENCE