Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalë së tij në seancën parlamentare ka akuzuar qeverinë Rama për lidhje me krimin e organizuar.

Basha ka kërkuar pasditen e sotme largimin e kryeministrit Rama, sepse keshtu sipas tij vendi çlirohet nga krimi e kriminelët. Basha nuk nguroi të përmendë edhe emrat e njerëzve me pushtet, të cilët i quajti peshkaqenët e mëdhenj që i mbron kryeministri.

“Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Elvis Rroshi janë ata që gjysmën e ditës e kalojnë me bankierë dhe gjysmën tjetër me kriminelë. Askush nuk i sheh. Skafistit me patentë Saimir Tahiri e ka vendin në burg, Sejdinin dhe dyshen Dako- Çela askush nuk e sheh.

Synimi është që të mbrohen këta janë të paprekshmit, peshkaqenët, se ndryshe shkon steka lart tek shefi i madh në Tiranë”,- tha Basha.

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT TRAGJIK NË TIRANË
Artikulli tjetërVETTINGU PËRFSHIN POLICINË