Pjese nga fjala e kryetarit te PD-se

Ju shoh dhe ju dëgjoj edhe ju atje përpara heroit kombëtar Skënderbe dhe ju përshëndes. Siç ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me radhë që nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona do të jenë bashkë me ne në këtë referendum historik. Më 18 shkurt 3 muaj më parë u bashkuam në këtë shesh për ti thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës, ndal krimit me lidhje qeveritare dhe për të kërkuar me doemos zgjedhjet e lira si themeli i demokracisë dhe themeli i mirqënies i sigurisë dhë i të ardhmes europiane të kombit tonë. U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë, shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektuale, studentw, fermerë, punëdhënës e punëmarrës dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe qëndrojnë në krah në betejën tonë të pakthyeshme për demokraci të vërtetë. Ajo që nisi si rruga e bashkimit i vetmi shteg, për miliona shqiptarë të shtypur të nëpërkëmbur të zhgënjyer, të dhunuar, të mashtruar e të shpunësuar.

Ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kishte kapluar të madhe dhe të vogël, gegë e toksë për shkak të pushtetit kriminal që i shkatërroi ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe i ra si rrugë dëshpërimin ose emigracionin. Ajo që nisi për rrugën e daljes nga gjendja e mjerë e vendit, u kthye në motorin e shpresës që vrau frikën në të gjithë vendin, ngjalli kurajot në zemrat e cdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar të ndershëm përmes frymës së shenjtë të besimit në zot, në Atdhe, shpresën dhe vendimin e madhe për ta shpotruar dëshprimin, për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashkut të renë, të vetmen për qytetarët shqiptarë. Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota. Ky nuk është vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, ky nuk është vetëm marshimi të keqes, por është shpallja e besimit të Shqipëria jonë Këtu keni ardhur sepse besoni tek republika e re, këtu nuk keni ardhur se besoni tek një njeri, apo një parti. Arritja e këtyre tre muajve që kanë hyrë në historinë tonë është ripërtëritja e besimit të cdo shqiptari tek vetja dhe njëri-tjetrit.

Përmes këtij besimi ka lindur shpresa që nuk vdes kurrë, shpresa për republikën e re. E nisëm për një objektiv: Zgjedhje të lira dhe të ndershme si themeli i demokracisë. Nuk jemi mbledhur për një ndryshim të vogël, por për ndryshimin më të madh në 27 vite të historisë kombëtare. Falë bashkimit tonë, me ndihmën e zotit gjithcka do të ndryshojë dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historic kombëtar. Në Shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më Republikën e vjetër të krimit dhe drogës. Si mund të pranojnë më shqiptarët ku një shtet, ku 18 vjecari shtyhet drejt vetëvrasjes në burg për një cigare hashash dhe trafikantët e hashashit bëhen deputetë, ministra, kryetarë bashkie. Si mund të pranojmë në një vend ku të papunët kërkojnë bukën për fëmijët e tyre, kur mijëra familje enden pa ndihmë sociale, ndërsa pushtetarët dhe kriminelët ja shtrojnë me dreka dhe darka që kushtojnë sa ndihma ekonomike e një qyteti të tërë. Si mund të pranojmë republikën e vjetër, republikën e turpit ku pacientët shqiptarë rropaten në spitale, në farmaci që skanë ilace me përbuzje të mjekëve, sepse qëindra miliona euro i merr me një dorë Rama me oligarkët dhe koncesionet krimianle të shëndetësisë.

Si mund të pranojmë republikën e vjetër që nis ushtritë e taksidarëve në qafën e biznesit të vogël, duke i torturuar deri në qindarkën e fundit me taksa të larta duke i privuar nga buka e gojës. Ndfërkohë vetë ata dhe pushtetarët e korruptuar ndërtojnë vila dhe hotele me paratë që grabisin. Si mund të pranojmë republikën e vjetër që lanë jashtë shumë maturantë, me tarifat e larta, me kaosin që krijuan, ndërkohë një grusht oliagrkësh dhe pronarësh universitete bëjnë miliona euro nga gjaku i shqitparëve. Si mund të pranojmë republikën e vjetër që e shndërroi vendin në Kolumbinë e Europës. I mbushi me drogë, drogën e futi në tunele dhe e shet për pasurinë e Edi Ramës dhe një grusht politikanësh të lidhru me të. Asnjë lekë subvencion për fermerët. Një treg i rënuar nga monopolët.

Si mund të pranojmë republikën e vjetëru kur shtresa e mesme, me taksat e rritura me kontrollet tatimore iu bëhet presion që të mbyllin gojën, të ulin kokën. Shtrsa e mesme janë nën presion të madh. Kjo republikë e vjetër, kjo kupolë politike ka një axhendë, ka një interes, atë të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe nuk kanë asnjë interes për ju, as të djathtë dhe as të majtë. Pasi ka vjedhur cdo aset, tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më kriminale në histori, vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme që shqiptarët të kenë një parlament të diktyuar nga krimi. Ne jemi bashkuar dhe bashkë i kemi thënë ndal këtij projekti dhe kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri tekenike që iu kthen shqiptarëve besimin te vota e lirë. Nuk ka forcë më të shenjëtë se forca e kauzës sonë të shtrenjtë. Sot jemi shumë më shumë se dje.

PD që ju e lindë për kauzën e madhe bëhet cdo ditë më e madhe duke luftuar për ju dhe me ju për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Askush nuk dobësohet dhe bie nga lufta për kauza të drejta. Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Europa dhe Amerika. Në asnjë vend nuk luftohet më shumë sesa në këtë shesh të qendresës. Jemi mbledhur për të vetmin vendim që rikthen fatet tuaja në duart tuaja. Vendimin për ti thënë njëherë e përgjithmonë Lamtumirë Republikës së Vjetër, komplotit kundër xhepave të shqiptarëve, kundër të drejtave dhe lirive tuaja. Në jemi këtu që përmes republikës së re t’iu rikthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve.

Artikulli paraprakRAMA : MBAHUNI BURRA,PO VJEN REPUBLIKA E RE
Artikulli tjetërÇFARË THA JOZEFINA TOPALLI PËR PROTESTËN E OPOZITËS?!