Basha: Kokulur pranojmë gabimet tona por kemi reflektuar

‘’Edhe ne kemi gabuar, po kemi reflektuar’’ kështu u shpreh Kreu i Opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë gjatë hapjes së Akademisë Politike në Durrës. ‘’Ne vijmë si një forcë politike që kemi reflektuar, kemi pasur stokun tonë të gabimit. Gabime që u pasqyruan edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Duhet të jemi krenar për çfarë arratiëm, por kokulur për t’ju thënë shqiptarëve që kemi gabuar por reflektuar dhe ndryshuar’’ deklaroi Basha. Gjatë bashkëbisedimit kreu i Partisë Demokratike u shpreh gjithashtu se partia që ai drejton do të vijë në pushtet për t’i dhënë fuqi qytetarit, pasi sipas tij është harruar nga qeveria aktuale. ‘’Është domosdoshmëri që Partia Demokratike të vijë në pushtet për t’i dhënë pushtet qytetarit’’ u shpreh Basha. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua me një fjalë Akademisë Politike, një forum pranë partisë së tij dhe i drejtuar kryesisht nga Forumi Rinor i PD-së. Duke theksuar se e nesërmja do të jetë në duart e rinisë, Basha tha se e sotmja është një ditë të veçantë. Ai vlerësoi mënyrën e zgjedhjes së kreut të këtij forumi sipas parimit një anëtar, një votë. Kreu i PD-së tha se Shqipëria është në udhëkryq për shkak të udhëheqjes nga një oligarkisë që vetëm vjedhin buxhetet e shtetit. Basha tha se për këtë do të nisë dialogu me qytetarët. Basha: Dialogu do të nisë shumë shpejt. Do të gërshetohet rinia me kontributet historike të kësaj partie, me lektorët që vijnë, për të nisur një bashkëbisedim thelbësor për sfidat e Shqipërisë sot, sepse Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm sot, për demokracinë, shtetin ligjor, destabilitetin, dhe për të ardhmen e saj evropiane. Një udhëkryq të rrezikshëm të cilën nuk do ta dëshironim kurrë, ndonëse e paralajmëruam dhe e denoncuam çdo ditë të opozitës tonë trevjeçare. Një udhëkryq të rrezikshëm të shkaktuar nga braktisja totale e rinisë shqiptare, e qytetarit shqiptar, e interesit publik në favor të aleancës të qeverisë aktuale, me krimin, me drogën, dhe me një grusht biznesmenësh hajdutë që kanë tre vite që zhvasin paratë e shqiptarëve në tre buxhete shteti që nuk derdhin asnjë përfitim te qytetarët shqiptarë, por frynë xhepat e një oligarkie, e një gjysmë duzine hajdutësh me Ali Babën në krye.

Artikulli paraprakPROVOKON DAÇIÇ: KOSOVA MINORITET
Artikulli tjetërZJARRI PERFSHIN NJE BANESE NE LAGJEN” NDOCAJ” NE SHKODER