Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një bisedë me drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian, të cilën e ka njoftuar vetë përmes një komunikimi me mediat pak minuta pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e tij për BE.

Basha tha se ka folur me komisionerin Varhelyi dhe eurodeputetin McAllister duke i falënderuar për ndihmën që i kanë ofruar dhe do t’i ofrojnë Shqipërisë dhe në të ardhmen.

Basha fajësoi Ramën për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi duke e cilësuar më të thellën në rajon.

“Sapo kam pasur një komunikim në ‘zoom’ me disa nga drejtuesit kryesorë të BE, përfshirë komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi, kryetarin e komisionit për punët e jashtme të PE, David McAllister, drejtues të tjerë të lartë të BE, të PE ku kam folur dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që BE do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen.

Një gjë është e qartë si drita e diellit për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Në 8 vite Edi Rama i ka rritur taksat duke iu marrë shqiptarëve 3 mld euro më shumë.

40% e të ardhurave të biznesit shkon kosto e të ardhurave të rritura të Ramës. Ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Kjo është arsyeja që Shqipëria është vendi me krizën më të thellë ekonomike në vend.

Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja i qeverisë që iu ka marrë paratë shqiptarëve, biznesit shqiptar dhe në vend t’i kthejnë në shërbime e investime ia ka dhënë një grushti klientësh nuk mund të fshihet dhe as fshehë dështimin e vet duke fajësuar BE. Është koha për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe këtë km të papërgjegjshëm”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se do të ketë mbështetjen e BE për kthimin e vendit në normalitet.

“Me këtë rrugë ndryshim, partnerët tanë strategjikë, duke përfshirë partnerët e BE, do të na mbështesin me plan ekonomik, që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe të ketë klimë pozitive për biznesin e brendshëm, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për të krijuar një klimë pozitive për investimet e huaja.

Mesazhi që kam sot për shqiptarët është se çdo kush e di që Edi Rama ka dështuar, por e nesërmja do të sjellë ndryshim. Një ndryshim për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakRREBESHE SHIU NË 22-26 JANAR, AGJENCIA E MBROJTJES CIVILE PARALAJMËRON PREFEKTËT E BASHKITË: MERRNI MASA
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTORI DAJTI: LABORATORI ME KONCENSION