Menjëherë pas votimit unanimisht të reformës në drejtësi, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se kjo është një ogur i mirë për Shqipërinë.
Kjo është një beteje që duhet të bashkonte shqiptarët më shumë se një vit më parë, por kjo betejë u inponua, pasi u konceptua si politike. Ata që nuk e deshën opozitën në këtë proces dhe që bënë gjithçka për damkosjen procesit dhe që u verbuan nga konstatimi i Merkel dhe Nuland dhe përkrahjen nga zemra. Ne ishim në këtë betejë në emër të çdo qytetari në opozitë dhe në qeveri. Shqiptarët zhyten në varfëri, krim dhe korrupsion. Falënderoj ambasadorët Lu dhe Vlahutin, me të cilët debatet kanë qenë jo të pakta dhe të nxehta. Sot duhet të ishte një ditë për bashkim, por dita e parë e reformës duket se është edhe një nga ditët e fundit për këtë qeveri.