Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me krerët lokalë të kësaj partie, ku në fokus është aksioni politik i opozitës, nismë ku do të përfshihen edhe qytetarët.
Basha tha se realiteti në Shqipëri, ku po lulëzon krimi dhe droga po vë në rrezik integrimin e vendit. “Do të konkludojmë me vendime e duhura si për aksionin politik ashtu si përsa i përket alternativës, programit, ekipit tonë të ri. Lajmet e këtyre ditëve nuk janë lajme të mira. Ky realitet po vë në rrezik integrimin e vendit”, tha Basha. Basha tha më tej se realiteti i drogës e krimit po theksohet nga Europa. “Rama në vend që të reflektojë, fsheh realitetin”, tha ai.