Kryetari i PD-së ftoi qytetarët të mblidhen nesër në protestën para kuvendit që pritet të nisë nesër.

Ndërsa la të kuptojë dhe për një dosje tjetër, atë të Dibrës që sipas Bashës Rama duhet të ketë frikë.

Lulzim Basha: “Edi Rama dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë ”

Basha kishte dhe një mesazh: Nuk ka për të pasur opozitë fasadë
“Nesër në orën 10:00 ftoj qytetarët ti bashkohen protestës të njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total të këtij parlamenti dhe klonimet që Edi Rama përpiqet të bëjë. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë.”

Basha mbledh aleatët për protestën e të martës para Kuvendit
Opozita mbajti një takim prej 60 minutash në selinë e Partisë Demokratike, ku edhe do të vendoset skenari i protestës së ditës së nesërme te Kuvendi.
Ndërkohë shumica parlamentare ka njoftuar seancë plenare në orën 10.

Seanca e nesërme në Kuvend do të jetë e shoqëruar me tensione jashtë sallës për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës.

Në rendin e ditës është parashikuar dhe betimi i katër deputetëve që morën në KQZ mandatet e lëna bosh nga LSI.

Artikulli paraprakBBC NDALON TRANSMETIMIN E KËNGËVE TË MICHAEL JACKSON
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR NË SHTËPI LEGJENDA E MUZIKËS ELEKTRONIKE