Lideri demokrat Lulzim Basha mbledh në selinë blu aleatët e djathtë. Takimi vjen para vendimit të Kolegjit Zgjedhor që pritet të shprehet sot në 11:00 në lidhje me një kërkesë të Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, që kërkon të çregjistrohet nga zgjedhjet.

Kjo kërkesë që vjen pas dekretit të presidentit Meta për të anuluar 30 qershorin, bën që në fakt në gjykim të Kolegjit Zgjedhor të vihet vetë zhdekretimi të Metës.

Me vendimin e marrë pritet të hidhet një hap i rëndësishëm mbi të ardhmen e procesit zgjedhor të 30 qershorit, të cilin opozita e ka bojkotuar ndërsa mazhoranca vijon fushatën për garën elektorale të datës 30, të dielën.

Nëse Kolegji pranon kërkesën e Beqirit, i cili është në koalicion me PS-në në këto zgjedhje, atëherë indirekt merret edhe verdikti për dekretin e Metës që mund të çonte në shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nëse kërkesa e tij refuzohet dhe ai nuk lejohet të largohet nga zgjedhjet pasi i jepet fuqi dekretit të 30 qershorit, zgjedhjet do të vijojnë pa asnjë ndryshim dhe shtyrje.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 100 KOKRRA EKSTAZI DHE EURO
Artikulli tjetërMBYTJA NE UJE ,VIKTIMA E DYTË BRENDA 24 ORËVE