Basha mbledh grupin e kryesinë diskutime mbi strategjinë e PD
Kreu i Partisë Demokratike ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar dhe kryesinë e partisë. Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi strategjinë e opozitës mbi bazën e së cilës do të përcaktohet vijimësia e protestës së PD përballë kryeministrisë. Burime për Report Tv bëjne me dije se kryedemokrati Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të jenë në bazë tek strukturat. Gjithashtu përveç qëndresës në çadër ku po zhvillohet protesta, Basha kërkon angazhim dhe në strukturat në bazë. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas kthimit të kryetarit Basha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ne perfundim te saj Basha ka deklaruar se protesta do te vazhdoje deri ne qeveri teknike.Perveç qendreses ne çader, Basha kerkoi dhe angazhim te strukturave te PD ne baze.