Një axhendë e ngjeshur për Partinë Demokratike. Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbledh sot grupin parlamentar si dhe kryesinë e partisë. Takimi pritet të zhvillohet në orën 18:00 në selinë e PD-së.

Lajmi konfirmohet nga burime të PD për gazetarin ri Osman Stafa, ndërsa aktualiteti politik dhe situata pas tërmetit do të jenë në fokus të diskutimeve.

Takimi vjen një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-deputetin Salianji dhe miratimit të paketës antishpifje. Po ashtu mësohet se në rend të ditës është edhe diskutimi për çështjen e tërmetit.

Artikulli paraprakZGJEDHORJA’/ HAJDARI: NDRYSHIM SISTEMI JO PËR RUDINËN, POR PËR TË GJITHA PARTITË QË DO FUTEN NË GARË
Artikulli tjetërGIUSEPPE CONTE: ITALIA DO TË JETË NË RRESHT TË PARË NË KONFERENCËN E DONATORËVE PËR RINDËRTIMIN E SHQIPËRISË PAS TËRMETIT