Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh sot në orën 11.00 Këshillin Kombëtar. Në fokus të mbledhjes sikur njofton PD, do të jetë zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.

Mbledhja do të bëhet pikërisht në sallën ku pak ditë më parë, Gazment Bardhi thirri takimin e të gjithë demokratëve, ku mori vetëm Sali Berisha, por Basha nuk ishte i pranishëm.

Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Artikulli paraprakSFIDAT E MEDIAS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPROJEKTET E REJA TË PUNËS JU INTERESOJNË SHUMË.. JINI TË QETË! PARASHIKIMI I YJEVE PËR JU SOT