Partia Demokratike do të mbajë një mbledhje urgjente në orën 18:00 të pasdites së sotme me grupin parlamentar. Mbledhja do të mbahet në selinë blu dhe pjesmarrja për deputetët është e detyrueshme. Zhvillimi vjen pas kritikave të tre deputetëve Selami, Bregu dhe Topalli ndaj qëndrimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për bojkot të zgjedhjeve të 18 qershorit.