Mbërritja në selinë e Partisë Demokratike shënoi përmbylljen e protestës së opozitës që këtë të hënë u mbajt në formën e një marshimi në 5 institucione, kryeministria, Policia e Shtetit, Parlamenti, Ministria e brendshme dhe Policia e Tiranës.

Në fjalimin përmbyllës, nën reshjet e shiut që karakterizuan këtë protestë, lideri demokrat Lulzim Basha falenderoi pjesëmarrësit në protestë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Basha fjalim para Selise se PD, pas perfundimit të marshim protestes
Basha: Evropa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri. Për mbi tre orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga zoti, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri tjetri.

Me bindjen se Shqipëria nuk dot ë kthehet kurrë aty ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për të gjithë ju, pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti iu shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë.

Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazare me të keqen. E keqja do të ikë për ti hapur vend Shqipërisë si gjithë Evropa.

Le të jetë e sotmja mesazhi me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të vendosur deri në fund, të fortë kurajoz për betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa

Forca jonë është bashkimi, vendosmëria dhe kësaj forcë nuk i bën dot ballë as Edi Rama as banda e tij e inkriminuar.

Le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash. Është mision për të gjithë ata të majtë e të djathtë që e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen e tyre dhe lirinë e tyre.

Artikulli paraprakHIDHET NJË BOMBË MOLOTOV TEK POLICIA E TIRANËS, THYHEN ME GURË XHAMAT E DREJTORISË
Artikulli tjetërREAGON RAMA PAS MARSHIM PROTESTËS SË BASHËS: LËRI KAPSOLLËT, KUR DO FLASIM?!