Basha: Më 13 maj autostrada referendare për zgjedhje të lira

Në ditën e 83 të protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi masivisht qytetarët që të bashkohen në protestën e 13 majit, sipas të cilit do të kalojë autostrada referendare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. . . Fjala e kryetarit të PD Lulzim Basha: Dita e shtunë është dita kur ne kurorëzojmë një lëvizje të madhe që nisi, vazhdon dhe do të vazhdojë deri në fuitoren kauzës së gjedheve të lira e të ndershme. Kjo kauzë mposhti frikën, ky bashkim i dha kurajo qindra mijëra shqiptarëve të dëshpëruar. Shpëtimi ishte dhe duhet të ishte në rrugën e bashkimit që ju i dhatë fytyrat, zërat dhe shpirtin tuaj. Përballë shëmtisë së fytyrave kriminale, arrogancës së pushtetarëve të majmur, përballë trushpëlarjes së mediave të kapura rrezatoi fytyra e dëlirë europiane që i bashkon vlera më e shenjtë, liria e votës. Në asnjë cep të kontinentit evropian nuk luftohet aktualisht kaq fuqishëm për vlerat e Europës se në këtë shesh të lirisë. Ju këto i dini shumë mirë, madje dhe më mirë se ndonjë evropian. Ndaj beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, për lirinë dhe për Europën. Ndaj teksa marshojmë të sigurt drejt të vetmit destinacionit që është BE, ndjejmë mbi supet tona peshën e sfidës me të cilën nga përball historia. Kukumjacat e repubiës së vjetër nuk na trembin, nuk n ndalin dot nga kauza eueopian e zgjedhe të lira e të ndershme. Bashkoueni me mua, me familjen time, ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Ju po e ndërtoni ditë për ditë të nesërmen e Shqipërisë. Bashkë do të shembim çdo pengesë, do nxjerrim në pension pushtetarët e republikës së vjetër dhe do t’ia dorëzojmë Muzeut Kombëtar në pavionin e turpit. Askush të mos mungojë në këtë moment të historisë. Rruga evropiane e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada referendare e 13 majit për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj bashkohuni me mua, familjen time, me fëmijët e mi do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Unë e kam parë këtë të nesërme, ju po e ndërtoni ditë për ditë. Bashkë do të shembim çdo pengesë. Bashkë do të nxjerrim në pension kupolën e korruptuar të Republikës së Vjetër do t’ia dorëzojmë Muzeut Kombëtar në pavionin e turpit. Ejani pa frikë. Ky do të jetë manifestimi gjigant. Askush të mos mungojë në këtë moment të historisë, në këtë moment të Evropës që do të vijë e shpalosur me vlerat e saj

Artikulli paraprakVRASJA 20 VITE MË PARË NË ISHULL, ARRESTOHET SHQIPTARI NË GREQI
Artikulli tjetërBERISHA TAKIM ME LU PARA PROTESTËS, THEKSOHET ZGJIDHJA E KRIZËS ME DIALOG