BASHA: NË 21 QERSHOR TË ZGJEDHIM ALTERNATIVËN E DUHUR, PËR TAKSA MË TË ULËTA. “Oferta e Partisë Demokratike propozon 25% ulje të çmimit të energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët”. Ky ka qenë premtimi që kryetari i Parisë Demokratike, Lulëzim Basha ka bërë para banorëve në Malësi të Madhe, Shkodër gjatë një bashkëbisedimi që ai pati me banorë të këtyre zonave.
Ndërkohë, banorët, fermerët dhe tregëtarët i kanë shprehur atij shqetësimet dhe problemet që hasin çdo ditë që lidhen me taksat e larta, mungesa e subvencioneve, rritja e çmimit të energjisë, papunësia dhe rënia e fuqisë blerëse. Shumë biznese kanë shkuar drejt falimentimit dhe qindra qytetarë kanë marrë rrugët e emigrimit. Shqetësim për banorët ishin dhe faturat abuzive të energjisë elektrike dhe mungesa e vendeve të punës