Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se gjendja e rendit është një emergjencë kombëtare.

“Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona dhe krimi kontrollon pushtetin politik”, tha Basha.

Kur u pyet për audio-përgjimin, Basha theksoi se videoja nuk është e manipuluar. “Regjistrimi është i vërtetë dhe zëri është i Agron Xhafajt”, tha Basha.

Artikulli paraprakPAKETA FISKALE 2019, BREGASI: TË ULET ÇMIMI I ENERGJISË DHE UJIT PËR INDUSTRINË VENDASE
Artikulli tjetërISHULLI PRIVAT, I JUAJI PËR 3 MILIONË DOLLARË