Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur në Elbasan turin e takimeve.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e këtij qyteti, kreu i opozitës u ndaj te problemi kryesor, ai i emigracionit të të rinjve.
Zotimi numëri 1 tha Basha është kthimi i shpresës. Ndërsa theksoi se humbja nga emigracioni është 559 milion euro.
Basha: Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro.
Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë.