Kreu i PD, Lulzim Basha ka postuar në Instastory një pyetje lidhur me premtimin e Ramës në 2013 se nuk do të kishte presion ndaj mediave gjatë qeverisjes së tij.

Basha pyet nëse e mbajti këtë premtim Rama, dhe i përgjigjet vetë që jo.

Sipas Bashës, liria e medias ka pësuar regres shqetësues gjatë qeverisjes së Ramës ,dhe rasti më konkret është ai i biznesmenit italian Francesco Becchettit, me gjobën 110 milionë euro që duhet t’i paguajë qeveria.

Nga ana tjetër ai premton se qeveria e PD do i japë fund presioneve e shantazheve mbi mediat, të çfarëdo natyre që kanë si qëllim deformimin e vijës editoriale.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON VIDEO NGA AEROPORTI I KUKËSIT: ZOTI E KA BËRË SHQIPËRINË PËR TELHA, E KA QËNDISUR NË TË GJITHË TRUPIN E SAJ! S’DUHET TË LEJOJMË QË T’I ULET KOKA PËRSËRI
Artikulli tjetërSITUATA E COVID-19, OBSH: BOTA MUND TA VËRË NËN KONTROLL PANDEMINË BRENDA DISA MUAJVE