Basha: Mirënjohje për Metën e Idrizin, Rama pengesa

Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh gjatë fjalimit të tij se ka një komplot ekonomik dhe politik kundër shqiptarëve. “Ka një komplot ekonomik dhe politik kundër shqiptarëve. SHBA dhe BE kanë qëndruar, jo sot, por 100 vjet, jo në krah të hajdutëve të kriminelëve, por të Shqipërisë sikundër edhe sot në krah të kësaj të lëvizje popullore. Ora po vjen që do t’i kthejnë paratë e vjedhura dhe do të përgjigjen për paratë e drogës qëë kanë luftuar kundër demokracisë. Do mbajnë përgjegjësi para drejtësisë amerikane, europiane dhe shqiptare. Republika e vjetër është në grahmat e saj të fundit, por ka shumë për të humbur dhe në këtë orë të vendimmarrjeve të mëdha kërkon që dialogu politik si mënyra më e paqtë për zgjidhur problemin e zgjedhjeve, përmes një qeverie teknike. Kërkon të kthejë në një pazar, që komploti ekonomik të vazhdojë dhe në këtë pazar kanë hedhur gjithcka që kanë, miliardat, pozicionet, pushtetin me një qëllim të mbajnë në këmbë qeverinë e krimit. Nuk duan një dialog ashtu si e ka përcaktuar populli në 18 shkurt, por duan një dialog fasadë, me fjalime të parapërgatitura. Ju e mbani mend besoj dialogun e 6 qershorit të vitit të kaluar, ku pala qeveritare erdhi të ruante kontrollin politik mbi drejtësinë me një fjalim të përgatitur. Tani është momenti t’iu them se monologje sterpë nuk pranoj dhe nuk do të pranoj. Jemi të hapur për dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të saj dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Për dialog ftoj cdo faktor politik. Mirënjohje për qëndrimin e njërit prej anëtarëve të koalicionit dhe PDIU. E vetmja pengesë për zgjedhje të lira është frika e Ramës për të lëshuar karrigen e kryeministrit. Rama e përjeton si dramë largimin nga posti i kryeministrit. Rama është gati të bëjë fli interesin e Shqipërisë europiane vetëm për karrigen dhe pushtetin e tij personal.

Artikulli paraprak“FORDI” DEL JASHTË RRUGE, DY TË VDEKUR
Artikulli tjetërFINALJA E SUPERKUPËS TIRANA- VLLAZNIA, SHERR MASIV MES TIFOZËVE.ANULOHET NDESHJA