“Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”. Ky është mesazhi që ka ndarë me qytetarët kryedemokrati Lulzim Basha mëngjesin e sotëm.
Basha ka publikuar një video, në të cilën thuhet se çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan dhe megjithëse premtoi se do i ulte ato, kryeministri Rama dështoi.
“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më”, shkruan kreu i PD.
“Le t’ia fikim dritat regjimit të tij dhe të sjellim një energji të re për vendin tonë”, thuhet më tej në video.