Ndërsa maxhoranca është përgatitur për miratimin e Kryeprokurorit seancën e së hënës, opozita është mobilizuar për protesta. Pasditen e së shtunës Basha zhvilloi një takim me kryetarët e degëve dhe më pas me grupin parlamentar. Kryetarëve të degëve të PD-së, Basha u ka kërkuar angazhim për protestën e së hënës që nis në orën 09:30, teksa është shprehur se protesta mund të jetë e vazhdueshme.

Ndërkohë burime nga mbledhja e grupit demokrat bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se një pjesë e e deputetëve demokratë do të jenë nhë seancë, pjesa tjetër në protestë.

Duke e cilësuar miratimin e njëanshëm të Kryeprokurorit një akt të paprecedentë, Basha ka deklaruar se të hënën do ti tregojnë Ramës opozitën e vërtetë.

“Akt i paprecedente qe ka 3 pasoja: Narkoqeveria merr me dore prokurorine ne thyerje dhe dhunim te kushtetutes.Ne asgjesim total te reformes ne drejtesi. Nuk ka patur ndonjehere ne keto 27 vjet akt te tille haptas antikushtetues. Kushtetuta eshte i vetmi dokument qe ndan paqen nga lufta, diktaturen nga demokracia. Dita e hene do te tregoje jemi apo jo opozite fasade. Rama le ta miratoje prokurorin, sepse nje thike vetes po i fut, po ben harakiri. Por ne tregojme jemi apo jo opozite.Kjo eshte shpallje lufte kunder demokracise per hesap te krimit te organizuar. Deputetet do të jenë pjesa me aktive e protestes masive brenda dhe jashte parlamentit” mësohet të ketë deklaruar Basha në mbledhjen e grupit.

Artikulli paraprakERDOGAN SULMON SËRISH SHBA-NË PËR JERUZALEMIN
Artikulli tjetërBASHA THIRRJE PËR PROTESTË: SHQIPËRIA PO SAKRIFIKOHET PËR RAMËN