Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu tha se ndryshimi i situatës politike është thelbësor në Shqipëri, që Europa më pas të na hapë dyert.

I pyetur nëse po zhvillohen negociata më mazhorancën, Basha tha se nuk ekziston diçka e tillë sepse mekanizmi që PD ka propozuar është lënë pa përgjigje, sa i përket reformës zgjedhore.

Gazetari:A po zhvillohen negociata me maxhorancën zoti Basha?

Lulzim Basha: Nuk ka negociata me maxhorancën për reformën zgjedhore, sepse nuk ka mekanizëm. Sepse mekanizimi që ne kemi propozuar ka dy javë që është pa përgjigje, pulë pa kokë.

Gazetari: Zoti Basha çfarë do të bëjë opozita tani? Të gjithë shqiptarët i kanë drejtuar sytë nga ju, nga PD. Si do të arrini ju t’i plotësoni këto kushte, sepse jemi me të njëjtën qeveri dhe është e njëjta situatë. A do të ketë protesta? Çfarë do të ndodhë?

Lulzim Basha: Dua ta them fare qartë që nuk ka filluar gjë. Ne ndodhemi në fund të një procesi degjenerimi, të nisur nga kjo qeveri dhe në fund të një procesi vetëdijesimi të europianëve, por pse jo edhe të shqiptarëve, të nisur nga kjo opozitë, që “kështu nuk shtyhet më”, kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë, kjo nuk është rruga për të ndërtuar mirëqenie në Shqipëri,

kjo nuk është rruga për të ndërtuar demokraci në Shqipëri. Në këtë kuptim, është një stacion i rëndësishëm, është një moment thelbësor ndryshimi i situatës politike në Shqipëri. Çfarë duhet bërë, është fare e qartë. I duhet hapur rrugë institucioneve demokratike dhe funksionale,

ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit. Si duhet bërë, është fare e qartë: zgjedhje të lira e të ndershme. Nëqoftëse doni të dini taktikën opozitare, si çdo opozitë, ruaj privilegjin që taktikën ta shfaqim sipas përfitimit që ka formacioni politik.

Artikulli paraprakDO KËRKONI KËTË MOT, POR S’DO E GJENI…MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR FUNDJAVËN
Artikulli tjetër“TË ZHGËNJYER PËR VENDIMIN E BE PËR NEGOCIATAT”, RAMA REAGON PAS DEKLARATËS SË DASH: FALEMINDERIT!