Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka marrë pjesë ne ekspozitën e hapur në hollin e Këshillit të Qarkut Shkodër me foto të ngjarjes së 2 prillit të fotografuara nga fotografi shkodran Angjelin Nënshat

i, foto që dolën në dritë falë edhe dashamirësisë së djemve të tij dhe iniciativës të kryetares së qarkut Greta Bardeli e cila shpjegoi përmes fotove kronologjinë e 2 prillit në shesh përpara komitetit të partisë së punës në atë kohë ku mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka. Kreu i PD Basha ka vlerësuar fotot e realizuara nga fotografi shkodran Angjelin Nënshati dhe guximin e tij për të marrë aparatin në atë protestë të rrezikshme që çoi në vrasjen e 4 djemve shkodran dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Artikulli paraprakBERDICË, PASHUKU: TAKSA E PASTRIMIT NUK PËRKTHEHET NË SHËRBIM
Artikulli tjetërLUMI BUNA ÇDO DITË “QELBET” NGA UJËRAT E ZEZA