Statusi i plotë në Facebook i Lulzim Bashës:

Ndonese i konceptuar si shfaqja propagandistike e rradhës, takimi i sot i Edi Ramës me biznesin u kthye në një bumerang aktakuzash publike, live dhe sy për sy, cka dëshmon se sa e rende eshte situata ekonomike, sa e thelle kriza e biznesit, dhe sa e pashprese mundesia e tyre per te hapur vende te reja pune nën qeverisjen e Ramës. Shqiperia eshte fshirë nga harta e investitoreve te huaj per shkak te pasigurise alla shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa qe rriten, e gjoba pas gjobash qe po i marrin shpirtin sipermarrjes se madhe, te mesme e te vogel. Parate e taksave te rritura qe duhet te shkonin per investime qe hapin vende pune perfundojne ne xhepat e qeveritareve. Pergjegjesi per kete situate eshte Edi Rama. Atij ja thane ne sy sot, se si rezultat i taksave te larta vetem nje biznes ne Vlore eshte detyruar te largoje 80 persona nga puna, 80 familje qe ju mungon nje page, ndoshta e vetmja ne shtepi. 200 personave te tjereve ju pamundesua punesimi në një rast tjeter ne Berat për shkak të politikës së rryshfetit, pa te cilin nuk mund te ecet ne pushtetin e Edi Rames. Futja e duarve në xhepat e biznesit nga qeveritarët, ishte denoncimi i tyre. Asnjë investitor nuk është i lumtur, të gjithë po mendojnë largimin. I penduar që ky takim ishte live, Rama ju hakerrye me rradhë biznesit, FMN, Dhomes Amerikane te Tregtise. Shperthimi i sotem i Rames e kishte edhe nje arsye te forte. Besimi i madh dhe shpresa e biznesit tek programi ekonomik dhe taksat e ulëta te Partise Demokratike ia ka prishur terezinë. Taksa e sheshtë 9%, TVSH 15% taksa të ulëta per biznesin dhe qytetarët do te thote me shume konsum, më shumë investime, do të thotë vende pune, paga me te larta, me shume investime publike qe punesojne dhe zhvillojne vendin. Ekonomia nuk zhvillohet me propagande dhe as buxheti nuk mbushet me gjoba abuzive qe po i marrin shpirtin biznesit. Ekonomia kerkon program, vizion dhe vendosmëri, kërkon një qeveri që mbi te gjitha te jetë ne krah dhe jo në përplasje me biznesin dhe investitoret. Dhe ne do tja japim vendit një qeveri të tillë që do punojë për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për cdo shqiptar. ‪#‎Shqipëria‬ më mirë pa Edi Ramën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVAU I DEJËS SHPALLË TË MËRKURËN DITË ZIE ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË DOM AVGUSTINIT
Artikulli tjetërAMBASADORI I OSBE, FLORIAN RAUNIG HOMAZHE NË NDERIM TË MONSINJOR LUÇJANIT