Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai e vetmja “pengesë” për realizimin e reformës në drejtësi. Basha thotë se PD do të bëjë gjithçka që kjo reformë të bëhet dhe se opozita po ofron bashkëpunim por kryeministri refuzon.

Madje Basha tha se PD ka rënë dakord dhe me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për byronë e hetimit. “Reforma në drejtësi duhet të kryhet dhe PD do të bëjë gjithçka që të bëhet. Opozita ofron bashkëpunim kryeministri refuzon. Nuk ka konsensus, nuk ka as përpjekje për konsensus dhe as për dialog. Është dita të themi se PD ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për byronë e hetimit, e drejtuar nga Prokuroria, e trajnuar nga qendrat më të specializuara të botës dhe me një mandate të qartë hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi 3 muaj që kemi dhënë dakordësinë”

Artikulli paraprakVLLAZNIA, PESHËNGRITËSIT STËRVITEN NË KUSHTE TË VËSHTIRA
Artikulli tjetër“TOPHANE”, REAGON OSHEE: PROBLEMI ZGJIDHET BRENDA MUAJIT