Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëron se në shtator protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme.
Në një prononcim për median pas takimit me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU per Europë, Katja Leikert.
Lulzim Basha: “Opozita do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Përveç protestave që do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme në një situatë që është edhe më e vështirë dhe më e pakapërdishme do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhje që do u ofrojmë shqiptarëve”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të dokumenteve ku vërtetohej, sipas tij, procesi penal në Greqi ndaj Agim Kajmakut, kryebashkiak i Vorës.
.
Partia Demokratike publikoi dje të dhënat ku rezultonte se Kajmaku ishte arrestuar në 2003-shin në Greqi për falsifikim parash. Ai ka mundur të arratiset nga territori grek dhe për këtë arsye procesi gjyqësor ndaj tij ka mbetur pezull. Agim Kajmaku reagoi pas denoncimit, duke mohuar sërish akuzat.
Basha tha: “Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet dhe bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale, të kandiduar nga Edi Rama. Sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku, dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në heshtje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria.
Dua gjithashtu të dënoj heshtjen e Prokurorisë, e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës, sa herë i duhet atij për propagandë, ka 24 orë që hesht. Pse hesht Prokuroria? Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj?!
Kjo është një provë më shumë – theksoi Basha, – se mali i provave sot është bërë më i madh sesa mali i Dajtit, – se zgjidhja është një qeveri tranzitore e cila të ëprgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.
Basha theksoi se kryeministri Rama kishte dijeni për dosjen e Kajmakut dhe sërish e kandidoi për kryebashkiak. Sipas kryeopozitarit, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale që janë kandiduar.
Partia Demokratike publikoi dje të dhënat ku rezultonte se Kajmaku ishte arrestuar në 2003-shin në Greqi për falsifikim parash. Ai ka mundur të arratiset nga territori grek dhe për këtë arsye procesi gjyqësor ndaj tij ka mbetur pezull. Agim Kajmaku reagoi pas denoncimit, duke mohuar sërish akuzat.