Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në Vaun e Dejës, në një takim me të rinjtë. Ai është pritur me një varg të makinave, mes borive, thirrjeve ‘Rama Ik’ dhe fitore, teksa ka zbritur për të takuar qytetarët.

Basha është ndalur të komentojë edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi. Një gjë e tillë sipas Bashës është në dëm të vendin, duke premtuar se ndryshe nga Rama, ai do të sjellë investitorë nga Austria, Gjermania për të punësuar rininë shqiptarë.

“Ai e ka mendjen që të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë do sjellë investitor nga Austria, Gjermania për të punësuar rininë shqiptarë pranë familjeve të tyre”, tha Basha.

Artikulli paraprak“NJËQIND DËSHTIMET E EDI RAMËS”, BASHA: SHQIPTARËT TË PENALIZUAR NGA KORRUPSIONI, PAGUAJNË TREFISH MË SHUMË KRAHASUAR ME VENDET E RAJONIT
Artikulli tjetërBASHA THA SE KA VIKTIMA NGA VAKSINAT, RAMA: LULZIMI ËSHTË ME FATKEQËSINË, JO ME SHQIPTARËT