Kryetari i PD Lulzim Basha takimin e radhës në kuadër të takimeve të tij e zhvilloi në plazhin e Velipojës në Shkodër. Kreu i PD Basha fillimisht u njoh me situatën e vështirë që po kalon biznesi në plazhin e Velipojës për shkak të mungesës së turistëve por edhe pushuesve shqiptar dhe shqiptarëve të Kosovës
Kreu i opozitës takoi edhe shtresa të tjera në nevojë në plazhin e Velipojës të cilët nuk kanë asnjë lloj ndihme dhe me vështirësi nxjerri bukën e gojës
Nga Velipoja kryeopozitari Basha premtoi se PD në qeverisjen e saj pas largimit të qeverisë aktuale dhe kryeministrit Rama se do të ulë taksat për shqiptarët dhe do t’i japë frymëmarrje ekonomisë së vendit
Kreu i PD Basha përveç qytetarëve dhe bizneseve në plazhin e Velipojës bisedoi edhe me drejtues dhe eksponentë të PD Shkodër mbi situatën e krijuar dhe problematikat e shfaqura.