Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur kundërshtarit të tij politik, Edi Rama duke thënë se negociatori i opozitës po pret prej 36 orësh të diskutojë me negociatorin e maxhorancës.

Rama të vijë në çadër me dorëheqje të firmosur, tha Basha. “Nëse do takim për monologje, shfaqje, fotografi e pastaj konferencë për shtyp e të lëshojë monologjet e radhës, të bëj shfaqje në këtë moment të rëndë të vendit, kjo është shfaqje e madhe që do ua kursej shqiptarëve. I deleguari i opozitës pret prej 36 orësh që i deleguari i maxhorancës të ulen dhe të diskutojnë jo vetëm për orën dhe vendin e formatin, po mbi të gjitha për zgjidhjen e krizës përmes asaj që siç thatë ka pranuar të diskutojnë për formimin e qeverisë teknike dhe mandatin për zgjedhje të lira. Nëse ka rënë dakord ca e pengon të përgatisë takimin. Nëse nuk ka rënë dakord dhe e përdor si hile të bëhet prapë aktor i monologjeve le ta bëjë këtë nga zyra e Facebook, po opozita nuk bëhet fassadë dhe as alibi e monologjeve të Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakMINISTRI BUSHATI NË SHKODËR PËR PROJEKTIN “WIKIACADEMY”
Artikulli tjetërKULT – Agron Rexha