Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar pikat strategjike që do të bllokohen ditën e nesërme nga opozita, e cila do të ngrihet në protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar pikat strategjike që do të bllokohen ditën e nesërme nga opozita, e cila do të ngrihet në protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit.
Opozita do të nisë nesër mosbindjen civile, duke iu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të dalin në rrugë kundër qeverisë Rama.
“Do jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit e vegjël, fermerët, njerëzit që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, Vorë, Milot. Do jemi në krah të tyre, një popull i bashkuar do të rezistojë.
Kjo diktaturë dhe tirani e krimit i ka orët e numëruara. Socialistët e ndershëm ta refuzojnë këtë bandën në pushtet. I thërras të gjithë të bashkohemi nesër”
Gjithashtu, Basha hodhi akuza të forta ndaj Ramës pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 11prej protestuesve të arrestuar në Rrugën e Kombit, duke thënë se kryeministri ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykata.
“Rama ka privatizuar policinë, gjykatat, prokurorinë. Ky është regjim që shkel e nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Gjykatat, prokuroria, policia kanë shkelur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm.
Lulzim Popa, invalid, u grabit në mes të natës dhe mbajt pa ilaçe. U ngrit se nuk kishte para të paguante traun që i vunë te dera e shtëpisë. Ai burgos qytetarët dhe lë të lirë Tahirin. Sejdini që me bandën e tij terrorizojnë një qytet të tërë.
Ilir Arben Ahmetaj që iu merr qytetarëve milionat me inceneratorët. Rama ka privatizuar policinë që sot bëri shtetrrethim në Tiranë. Ka privatizuar gjykatën, që sot dhunoi deputetët e opozitës, sepse nuk donte që shqiptarët të dëgjonin dëshmitë tronditëse të kuksianeve të pafajshëm, që protestuan për bukën e gojës.
Regjimet, të cilat i kundërvihen interesit publik, janë vetëm hapa para rrëzimit. Popullin shqiptar nuk e rrëzon dot, ne do jemi në krah të tyre”