Nga çadra e protestës Kryetari i PD-së prezanton planin e opozitës në ditët e ardhshme për mosbindjen civile. Që nis të dielën në Kavajë dhe do të shtrihet më pas në të Gjithë Shqipërinë deri më 18 qershor.
Sot do të planifikojmë me detaje bashkimin më të madh të shqiptarëve të dielën e ardhshme në Kavajë më 7maj për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi droga e zgjedhjet në fasadë. Nga e hëna e tutje do e shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile për të kulmuar më 18 qershor. Nuk e di si i ke bërë planet Edi Rama dhe ku po të çon mushka e kupolës kriminale nga ku refuzon të zbresësh. Çfarëdo që të kesh planifikuar më 18 qershor nuk do të qeverisësh asnjë orë të vetme pas 18 qershorit. Lëvizja popullore e bashkuar është totalisht e vendosur për republikëne re ndaj ke vetëm një rrugë bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me republikën e vjetër.