ENDE ASNJË EMËR ZYRTAR PËR SHKODRËN, MËSOHET SE KA PASUR DEBATË PËR KANDIDATURAT. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka renditur 3 pika të cilët kandidatët e PD për Bashkitë e vendit do të duihet të plotësojnë.   E para që rëndit Basha është mospasja e rekordeve kriminale, ndërsa si pikë të dytë ai vlerësoi që të mos rrisë asnjë taksë për katër vitet e ardhshme por t’i ulë në maksimumin që i jep ligji.

Si pikë të tretë Basha thekson gatishmërinë e kandidatëve për të ndihmuar qytetarët. “Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 – Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre.”- shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”. Por nese Basha nepermjet Facebook, ka percaktuar kriteret, ende asgje nuk eshte zyrtare per emrat qe do te garojne ne Qarkun e Shkodres. Fundjava shihet si mundesia kur selia blu do te zbardhe edhe emrat, ku ashtu sic edhe Star Plus ka paralajmeruar nuk perjashtohen surprizat ne garen per Qarkun e Shkodres, qofte ne Shkoder por edhe ne rrethin e Malesise se Madhe. Megjithate, ne seline blu, mbizoteron nje heshtje e cuditshme duke lene per ne sekondat e fundit, emrat zyrtar qe do te garojne ne 5 njesite e reja te qarkut te Shkodres ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH DEPUTETËT DHE KANDIDATËT PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërTSIPRAS NË MOSKË : GREQIA URË MES BE DHE RUSISË