Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se rrëzimi i Republikës së Vjetër do të nisë nga Kavaja.

Kryedemokrati apeloi mbështetësit për pjesmarrje masive në protestën e të dielës.

Basha: Ne do të marshojmë të bashkuar. Jemi gati dhe stacioni më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale, është ditën e zgjedhjeve në kryeqytetin e lirisë dhe demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja do të përhapet lajmi i mirë kudo se fasada e republikës së vjetër është një tigër letre, nje grusht kriminelesh, pushtetaresh te korruptuar dhe oligarkesh.Nga Kavaja ditën e dielë le ta gëzojë çdo shqiptar dhe mik i huaj, dashamirësit e shumte të republikës së re dhe kundershtaret e pakte le ta dine se me 7 maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë. Le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor në përballjen paqqësore por të vendosur që do shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër. Nuk do lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty.

Basha tha se 18 qershori si datë e mbajtjes së zgjedhjeve ka rënë moralisht dhe ligjërisht.

Basha: Opozita qëndroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Edhe partitë qeveritare nuk ja dolën të regjistronin koalicionin e tyre dhe sot një gjysëm koalicioni i shpërndarë si zogjtë e korbit është prova më e qartë bashkë me dështimin për tu regjistruar sipas datave zgjedhore se 18 qershorit ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Republika e vjetër po bën gjithçka ta ndalë apo ngadalësojë vrullin e bashkimit popullor.

Për kreun e opozitës qëndresa 77 ditore në çadrën e protestës tashmë e ka arrritur qëllimin e saj.

Basha: Sot në takime si ky që sapo mbarova me një nga Ministret e Jashtme kryesore të Europës dhe në gjitha takimet e tjera që kam pasur në këto 77 ditë, ajo që nuk pranohej si argument i mirëqënë sot është fakt i çertifikuar falë jush, qëndresës suaj, falë këtij bashkimi. E vërteta juaj e bashkuar është e vetmja e vërtetë që njeh Europa, Amerika dhe mbarë bota. E gjithë bota e di se zgjedhje të lira pa asgjesuar problemin e krimit në pushtet dhe drogës nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësia dhe projekti politik i qeverisë dhe kryeministrit të fasadës. E gjithë bota dhe çdo shqiptar e di se zgjidhja mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve me një qeveri teknike që do të luftojë drogën dhe krimin dhe do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakPENDOHET PËR VRASJEN E NUSES SË DJALIT, NOC TOTA: U NXITOVA!
Artikulli tjetërNEGOCIATAT PS-PD, RUÇI: SHPRESA VDES E FUNDIT