Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Pukë ku ka hedhur sulme ndaj qeverisë Rama duke thënë se ai i ka shkaktuar vendit dhe familjeve shqiptare vetëm dëme në këto 6 vjet.

Nga Puka në takimin me strukturat lokale të PD, Basha e ka cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, më pas ai tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik.

“Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin. Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama.” – theksoi kreu i opozitës.

Ndër të tjera Lulzim Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës.

“Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit. Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria.”- theksoi Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Artikulli paraprakDJE BËRI BETIMIN/ SAFET GJICI NIS TË HËNËN PUNIMET PËR NDËRTIMIN E STADIUMIT TË RI TË KUKËSIT, 5 MLN EURO FOND
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË ITALI, PËRMBYSET MAKINA ME 5 SHQIPTARË