Kryetari i Partisië Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Shkodrës ku ka dhënë edhe një konferencë për media.

Basha në fjalën e tij ka falenderuar të gjithë ata persona dhe militantë të PD që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke thënë se ai proces votimi sipas tij ishte farsë.

Më pas Basha ka thënë se është koha që PD të japë një zgjidhje kundër shtetit që sipas tij është i kapur nga Edi Rama dhe 5 banda kriminale.

“Kam ardhur në radhë të parë për tu shprehur mirënjohjen mbështetësve të opozitë dhe socialistëve Shkodran që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit. Se njësoj si qytetarët e tjerë ata nuk janë gati të pranojnë uljen e kokës para organizatës kriminale të rilindjes.

Jam këtu për të thënë se për mua dhe për PD refuzimi i Edi Ramës më 30 qershor është mbi të gjitha motiv dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë në një votë shprese për një bdryshim të vërtetë për çdo shqiptar e çdo shqiptare që mund të vij me ndryshime kushtetuese, politike.

Transforimimi i thelle në radhë të parë ekonomisë dhe mordenizues. Jam shumë i shqetësuar se nuk mjafton të themi se kjo është një pasojë e Edi Ramës tani është koha të japim zgjidhjet tona.

Zgjehdjet tona për ti dhënë fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarke. Nga 5 banda kriminale. Për të ulur taksat dhe jo për të rritur taksat si Rama. Dhe për ti kthyer shqiptarëve të drejtën për të punuar me dinjitet.” ka thënë ndër të tjera Basha.

Artikulli paraprakGJYKATA I MBYLL DOSJEN SHPËTIM GJIKËS, BIEN AKUZAT PËR KONCESIONIN E RRUGËVE
Artikulli tjetërRIKTHEHET DROGA NË LAZARAT, PESË NË PRANGA, MES TYRE DHE DY GRA