Ish kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim miqësor në Shkodër me një grup demokratësh. Ish kreu i PD pas takimit deklaroi se PD nuk mund të ecë përpara me NON GRATA-at, duke iu referuar ish kryeministri Berisha.

Dyert e blinduara të selisë së PD, Basha i cilësoi si masa mbrojtëse në protestën e 8 dhjetorit të udhëhequr nga lideri historik i PD Berisha.

Ish kryedemokrati Basha mohoi kategorikisht mundësinë për t’u bërë President i vendit duke qenë se Presidentit aktual Ilir Meta i mbaron mandate.Edhe idenë e krijimit të një partie të re Basha e quajti një gënjeshtër.

Vendimi i gjykatës së Tiranës duke njohur statutin e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të Berishës, Basha tha se është një vendim ilegjitim që tregon problemet e thella të drejtësisë shqiptare.

Gjatë takimit në Shkodër Basha tha se ajo që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i selisë së PD nga Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të përjashtuar. Ish kryedemokrati falenderoi shkodranët për kontributin e dhënë dhe i kërkoi ndjesë duke thënë se koha dhe e drejta janë në anën tonë dhe se ka faktorë që janë jashtë nesh.

Në mesazhin e tij Basha tha se dorëheqja e tij është për t’i shërbyer uljes së gjakrave, përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do t’i shërbejë bashkimit përfundoi ish kreu i PD fjalën e tij në këtë takim në Shkodër.

 

Artikulli paraprakPANDELI MAJKO DREJT PARLAMENTIT/ PRANON VENDIN E LËNË BOSH NGA ALQI BLLAKO, DORËZON NË KQZ FORMULARIN E VETËDEKLARIMIT
Artikulli tjetër4 PRILLI DITA BOTËRORE E KAFSHËVE ENDACAKE