Protesta e PD – Basha: Nis bashkimi i armatave paqësore.
Fushë-beteja jonë e parë Kavaja Lulzim Basha paralajmëroi me tone të ashpra kryeministrin Edi Rama se javën e ardhshme opozita do të përshkallëzojë aksionin politik në mosbindje civile. Kryeopozitari, pas dështimit të negociatave një ditë më parë, u shpreh i bindur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, dhe fushëbeteja e parë në këtë përplasje do të jetë Kavaja. Lulzim Basha- Votime pa opozitën nuk do të ketë, zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë. Javën e ardhshme nis bashkimi i armatave paqësore të Republikës së Re nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Fushëbeteja jonë e parë dhe fitorja e parë e popullit të bashkuar kundër zgjedhjeve fasadë është Kavaja e lirisë dhe e demokracisë. Protestues të lirisë, qytetare dhe qyetarë, të reja dhe të rinj, lë të bashkohemi me marshimin e javës që vjen qytet më qytet, qark më qark, këtu në Tiranë dhe në Kavajë për ti treguar Shqipërisë dhe mbarë botës se ky vend ka zot qytetarët e tij dhe jo krimin, drogën, jo oligarkinë dhe as qeverinë e kapur nga krimi. Të gjithë bashke në një bashkim edhe më të madh se i 18 shkurtit do të përballemi dhe do të fitojmë betejën tonë, për Kavajën pa krim, pa drogë, për Shqipërinë pa krim, pa drogë. Beteja jonë do të shkojë totalisht dhe e pathyeshme deri në fitoren kauzës së drejtë popullore.” Propozimi per ministrat- Për propozimin e mazhorancës që i ofroi 4 ministra dhe kreun e KQZ-së, në mënyrë që opozita të futet në zgjedhje, Basha kishtë këtë përgjigje: Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat, kreun e KQZ, zyrtarë në polici po nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Merri, ca problemi ka, merr – jep jap e merr, kështu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka ku duan ta futin edhe PD në këtë pazar. Kjo është ëndrra e një nate vere e Ramës dhe Metës që nuk do bëhët kurrë realitet. Ne nuk duam pushtet në tavolinë. Nuk kemi qenë përjashtues, përkundrazi, ju kemi thënë që emri i kryeministrit teknik le të vijë me propozim të shumicës, por Rama refuzon të ndahet nga karrigia e tij. Protesta dhe bojkoti i opozitës ka hyrë në ditën e 68-të, teksa një ditë më pare edhe ndërhyrja e dy eurodeputetëv gjermanë, dështoi t’i jepte një zgjidhje krizës së tejzgjatur politike.