Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh për elektoratin e tij.

Një mesazh shumë i shkurtër, me një fjali, e cila është shndërruar tani më edhe si moto e PD-së, por njëherazi edhe opozitës së bashkuar. Bëhet fjalë për rikthimin e shpresës, që sipas opozitarëve, ajo është zhdukur gjatë 8 viteve të qeverisë së Ramës.

“Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha.

PD-ja ka prezantuar deri tani programet me angazhime, siç i quan Basha dhe o premtime, për ekonominë, rininë, arsimin dhe mirëqenien sociale.

TË GJITHA PROGRAMET E PD-së

Programi ekonomik
Programi i shëndetësisë
Programi i rinisë
Programi i arsimit
Programi i mirëqenies sociale

 

Artikulli paraprakMOS HARRONI ÇADRËN ME VETE, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË QARKUN SHKODËR, MIJËRA HEKTARË TOKË ENDE NËN UJË