Ditët e fundvitit nuk do të jenë pushim për Kryetarin e Partisë Demokratike. Burime nga partia më e madhe e opozitës bënë të ditur se fillimi i javës së ardhshme do të shënojë nisjen e një turi takimesh të Lulzim Bashës në disa bashki të vendit. Ky tur takimesh është konceptuar si bashkëbisedim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria. Burime në Partinë Dekokratike konfirmuan se takimet me qytetarët do të jenë edhe në funksion të protestave të paralajmëruara nga opozita.

Nuk dihet, nëse pas Vitit të Ri, Partia Demokratike do të hyjë apo jo në Parlament.

Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tre opsione të marrëdhënies së opozitës me parlamentin, me avatazhet dhe disavantazhet e tyre. Opsioni i parë eshtë për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

Opsioni i dytë është për bojkot pa afat Opsioni i tretë është ai i invalidimit të mandateve.

Artikulli paraprakORGANET E DREJTËSISË, VASILIKA HYSI SHPJEGON PROCEDURAT E NDËRTIMIT
Artikulli tjetërVOTA KUNDËR AMERIKËS NE OKB, VOTE PERSONALE E EDI RAMES, JO VOTE E SHQIPTAREVE!