Kryetari i PD, Lulzim Basha tha në Kuvend se një bandë kriminalësh ushtron dhunë ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit tha ai nuk heton.

Në fjalën e tij, Basha akuzoi kryeministrin Rama si të lidhur me krimin dhe drogën

Basha: Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë. Policia refuzon ti hetojë, pastaj policia mohon të ketë ndodhur dhunë. Pyetja që ngrj është ku e gjen kurajon një grup banditësh të sulmojë policinë? Çfarë i bën policët që megjithëse u rrezikohet jeta nuk guxojnë të hetojnë banditët, por ulin kokën dhe heshtin?

Përgjigjen e kësaj pyetje e dini të gjithë. 2 mijë km larg Elbasanit, në Londër Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë së Madhe botoi raportin 2016 të vlerësimit strategjik të rrezikut të krimit në Britani. Një nga konkluzionet e raportit lexon grupet kriminale shqiptare kanë arritur një profil me ndikim të lartë brenda krimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë kontroll mbi gjithë tregut e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli paraprakARRESTOHET I ARRATISURI KEL DOÇAJ
Artikulli tjetërSHKODRA DISA ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE