Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dështimin e qeverisë dhe bashkisë me privatin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Sipas Bashës, “Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën”.
Basha më tej tha se “Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj.”
Sot bashkia njoftoi se negociatat mes saj dhe subjektit kanë dështuar, duke bërë të ditur se godina do të realizohet nga fondet e shtetit.