Kryetari i PD-së nuk pendohet. Ekipi i ri për republikën e re, tha Basha duke iu përgjigjur kritikëve lidhur me listën e kandidatëve të PD-së ku u përjashtuan shumë anëtarë të vjetër, mes tyre dhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Majlinda Bregu.
Nga qyteti i Beratit ku hapi fushatën Basha e krahasoi vendimin me vendimet për ndërtimin e Rrugës së Kombit por dhe të liberalizimit të vizave, të cilat siç tha ai ishin të vështira por nuk i heq asnjë presje
“Rruga e Kombit dhe heqja e vizave janë punë e lodhshme dhe vendime të vështira që unë mora për ju. Para dy ditësh mu desht të merrja tjera vendime të vështira. Unë i kam marrë këto vendime dhe nuk i heq as presjen. Ekipi i ri me frymëzim të ri për republikën e re”