Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku tregon se si po varfërohen shqiptarët çdo ditë.
Teksa sulmon kryeministrin Edi Rama, lideri i PD-së thekson se shkak është bërë korrupsioni i kësaj qeverie.
“Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama”, thuhet në dixhiturën e videos në fjalë.
Po ashtu Basha thekson se aferat me tenderat, 229 milionë eurot kanë shkuar për luks qeveritar. “Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”, thuhet më tej në video.