“Pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera europiane,” –kështu u shpreh sot kryedemokrati Lulzim Basha në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias ne funksion te mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”.
Kreu i PD Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk do ta njohë këtë ligj të qeverisë dhe do të bejmë të gjithë përpjekjet pë të pezulluar këtë masë arbitarare.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme, njerëz të medias si dhe drejtues e përfaqësues të Unionit të gazetarëve shqiptarë